TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar nëpërmjet një mesazhi në “Facebook” ish-deputetin e PD Aleksandër Biberaj për mirëkuptimin dhe solidaritetin për kauzën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe Republikës.
Ky reagim i Kreut të Shtetit vjen pas një opinioni të Biberajt, i cili shprehet se 2 marsi është i gjithë shqiptarëve.
“Mirënjohje për mirëkuptimin dhe solidaritetin e ish-studentit të Dhjetorit ’90, Aleksandër Biberaj për kauzën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe Republikës!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin ??”, shkruan presidenti Meta.
Kujtojmë se më 2 mars Presidenti i Republikës ka thirrur një manifestim qytetarët shqiptarë për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës, ku ka paralajmëruar se do të firmosë dhe një dekret kundër grushtit të shtetit, për të cilin akuzon maxhorancën se po e kryen.
(BalkanWeb)