Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman. Teksa e falënderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Meta shprehu mirënjohjen për Kroacinë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke e uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, Presidenti Meta theksoi se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria, dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”, – u shpreh gjatë takimit Meta.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: