TIRANË

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim distancohet nga manifestimi i mbajtur mbrëmjen e sotme dhe i thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Referuar flamurit amerikan në manifestim, ajo shprehet në një status në “Twitter” se “ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e mbrëmjes së sotme’”.

“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruana ambasadorja e SHBA-ve.

Kimok
Kimok

Në fund të manifestimit, Presidenti Meta mori në dorë një flamur amerikan duke thënë: “Këtë flamur e mora sepse kanë ardhur me dhjetëra shqiptarë nga Amerika që kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita për kongresmenin Engel dhe të gjithë ata që e kanë mbrojtur çështjen shqiptare”.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb