DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg’ për 33-vjeçari me iniciale I.Gj, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.
Ai u arrestua pas denoncimit të mbesës se ka abuzuar seksualisht me të tre vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak dhe vajza që ka denoncuar është 13-vjeçarja me iniciale R.Gj.
Sipas kallëzimit që vetë vajza ka bërë në polici, ka thënë se është përdhunuar disa herë.
“Jam abuzuar disa herë para tre vjetësh në shtëpinë e xhaxhait tim, në Shijak” ka thënë e mitura.
Nga analizat që janë bërë, është vërtetuar se vajza e mitur është abuzuar seksualisht.
Mësohet se xhaxhai nuk ka pranuar akuzën në gjykatë.
(el.sp/BalkanWeb)