Ish-deputeti i PD Luan Baci me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një video, ku thotë se vazhdon situata alarmante në shkollën e mesme “Janaq Kilica” të qytetit të Fierit.

Bazi hedh akuza në drejtim të maxhorancës, duke u shprehur se qeveria është e paaftë, ndërsa shton se hetimet për rastin duhet të vazhdojnë.

Postimi i Luan Bacit:

Vazhdon pa siguria dhe rastet e alarimit ne shkollen Janaq Kilica, ambulanca, e urgjences e spitalit te Fierit po transporton nje nxenese.

Çfar ndodh ne kete shkolle ?

A dolen analiziat e helmimit te djeshem dhe te para nje jave ?

A jane marre masa, ashtu si tha Mimnistere Besa?

A jane shtuar masat e sigurise ?

A jane te pergjegjshem institucionet drejtuese ?

Ju jeni te gjithe te pa afte, te korruptuar, te pa pergjegjshem.

Vidjot jane te ketij momenti, sot dt, 05 , 03, 2020.

Turp per ju.

Hetimet duhet te fillojne, nga drejtuesit dhe separi te merret masat e pezullimit, per mos manipulim te ngjarjeve.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb