Nga Zonja Katerina
Përbërësit
4-5 feta bukë, 5-6 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht, 1 tufëz majdanoz, Vaj ulliri, Kripë, piper.
Përgatitja
Në një enë hedhim bukën e copëtuar, shtojmë qumështin dhe e lemë pak të zbutet. Rrahim vezët duke shtuar kripë, piper dhe majdanoz. Më pas shtojmë bukën e zbutur në qumësht.
Lyejmë tiganin me vaj, e lemë të ngrohet dhe shtojmë masën e përgatitur. E lemë të piqet nga njëra anë, e kthejmë më pas nga ana tjetër dhe e servirim me majdanoz të freskët dhe sallatë sipas dëshirës.