Pas ndeshjes kundër Shefildit, që u fitua falë golit të Agueros, vetë argjentinasi e cilësoi trajnerin Pep Guardiola si të aftë dhe të çmendur, etiketim që i ka pëlqyer edhe teknikut spanjoll, që në konferencë deklaroi:
“Nuk ka ndodhur asnjë incident, bëra një ndërrim me qëllimin për të shpejtuar lojën dhe për të synuar hapësirat. Folëm për faktin se kishim hapësira për të sulmuar, por shokët e ekipit nuk po i gjenin. Ndonjëherë më pëlqen të jem një trajner i çmendur. E adhuroj”!
(Balkanweb)