TIRANË

Ndërsa kryeministri Edi Rama, reagoi përmes rrjeteve sociale lidhur me letrën e presidentit dërguar në Bruksel, ky i fundit duket se do t’i përgjigjet kreut të qeverisë në një konferencë me mediat.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, sipas të cilit në 11:45, kreu i Shtetit do të dalë në një tjetër konferencë për mediat

“TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat.” – shkruan Blushi në facebook.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb