Sot rubrika gazmore në emisionin “Kjo Javë” përgatitur nga Riolind Luzi, e ka fokusin tek gjuha dhe fjalori i përdorur nga politikanët. Fjalimet që kanë mbajtur qoftë në seancë plenare e qoftë në deklarata për median.

Deputeti Lefter Maliqi bën një lapsus fillimisht gjatë deklaratës thirrur për gazetarët e teksa mundohet të artikulojë emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ngatërrohet dhe shprehet: “trap”. Vetë kryeministri në morinë e batutave të tij, thotë dicka që shkakton të qeshura tek të pranishmit.

Mes shakasë i drejtohet një qytetari italian se nuk do të dëshironte t’ia jepte dorën për shkak të infektimit, por menjëherë shtrëngojnë duart dhe spontanisht përdor shprehjen: “Ma Vaffanculo”. Vështirë se do të harrohet fjala në kuvend mbi gratë nga deputeti i ri Kostaq Papa, teksa flet për sjelljen e tij dhe përvojat personale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb