Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen.

Gazetari i “News24” e “BalkanWeb” Senad Nikshiqi i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist. Meta shprehet se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”- tha Meta.

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb