I dërguar i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vazhdon të insistojë se pa u hequr tarifa ndaj Serbisë nga ana e Kosovëa, SHBA-ja s’mund të ndihmojë.

Ai në një postim në Twitter, thotë se Washingtoni, është i fokusuar në zhvillim ekonomik e punësim.
“Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por ne s’mund të ndihmojmë kur tarifa e qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktojë dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenelli.

  • foto galeri

Grenelli, disa ditë më parë e ka cilësuar si gabim heqjen e pjesshme të tarifës nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë, që vazhdon të ripërsëritë se tarifa duhet të hiqet plotësisht për të pasur zhvillim ekonomik në Kosovë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb