SHKODËR- Drogë dhe armë janë sekuestruar sot në Shkodër e Mirditë. Policia e Shkodrës bën me dije se në Theth janë sekuestruar 100 kg kanabis, e cila po transportohej drejt Shkodrës me 2 automjete. Ndërkaq janë shoqëruar edhe 4 persona.
Po sot në Mirditë policia ka sekuestruar drogë dhe armë si dhe ka vënë në pranga 4 persona të tjerë. Policia thotë se ka arrestuar shtetasit Pjetër, Ndok, Viktor, Nikolli e Radoin Jaku, të cilëve iu ka sekuestruar 2 kallashnikovë, 2 palë dylbi, 5 radio policie. Ndërkaq ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Astrit dhe Ilir Nikolli.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka arrestuar në Muriqan një 58-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me 20 kg kanabis në automjetin e tij. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në bombolën e gazit të mjetit tip “Volvo” me të cilin udhëtonte 58-vjeçari Gjin Fusha, i cili u arrestua në flagrancë nga policia.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)
