ITALI- Një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është arrestuar në Bari, pasi në automjetin e tij kishte fshehur 251 pako me drogë. Sasia e marijuanës së gjetur dhe të sekuestruar, rreth 134 kg, ishte fshehur në dyshemenë e makinës. Sipas policisë, 55-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kohës që ishte duke udhëtuar nga Shqipëria për në Britani së bashku me familjen e tij. (xh.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: