Situata që po kalon vendi ynë, pas shfaqjes së koronavirusit, ka sjellë përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha sa i takon marrjes së masave, mes tyre dhe maskat.

Pas deklaratës së fundit të Bashës për faktin se maskat që përdorin personeli mjekësor janë të skaduara, Rama nuk i ka kursyer ironitë në një tjetër postim në “Twitter”. Kryeministri i sugjeroi Bashes se nuk ishte koha për politikë, por ora për t’i shërbyer popullit.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor! ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb