Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek situata që po kalon vendi për shkak të prekjes nga koronavirusi, nuk kanë munguar as përplasjet në distancë me deklarata mes palëve politike.

Mes shumë reagimeve, është dhe ai i ish-deputetes së PD-së Albana Vokshi, e cila përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. Teksa ka postuar një video, ku bëhet krahasim mes masave që ndërmerren në vendin tonë dhe në botë, Vokshi thekson se

“Fytyra e skaduar e atij që përdor maska të skaduara tregohet edhe në videon më poshtë, ku diferenca midis një Qeverie të përgjegjshme dhe një Qeverie të papërgjegjshme është e dallueshme. Diferencën e bëni vetë ???”.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb