DURRËS

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Mësohet se ka ndërruar jetë e moshuara e infektuar me virusin vdekjeprurës, që po qëndronte në Spitalin e Durrësit.

73-vjeçarja u nis pak më parë me urgjencë drejt Tiranës, por u rikthye sërish në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk e përballonte dot udhëtimin.

Ajo qëndroi në Spitalin e Durrësit prej shtatë ditësh, ndërsa dyshohet se ka infektuar me virusin vdekjeprurës shumë persona të tjerë, pasi ditët e para është kuruar për pneumoni të rëndë, ndërsa vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ishte infektuar me koronavirus, duke u izoluar.

Kujtojmë se kjo është viktima e dytë shqiptare nga koronavirusi, pasi një tjetër shqiptare është konfirmuar se ka ndërruar jetë në Itali. Kujtojmë se deri më tani të prekur nga ky virus janë 15 persona.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb