Policia dhe ushtria kanë ushtruar kontrolle në mbarë vendin për koronavirusin. Ata kanë ngritur gjithsej 70 pika të kontrollit.
Janë identifikuar mbi 100 të kthyer nga Italia pas 27 shkurtit. Kontrollet janë ndaluar në mesnatë, ndërsa kanë rinisur sot në mëngjes në orën 05.00. Qytetetarët që kontrollohen iu kërkohet ID ose pasaportë, kurse verifikohen në TIMS.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se policia dhe ushtria ka ngritur në gjithë Shqipërinë 70 pika kontrolli, nga të cilat 15 janë në Tiranë. Dje kontrollet vijuan deri në mesnatë ku u identifikuan më shumë se 100 persona të kthyer nga Italia, pas 27 shkurtit. Ushtria e policia sot rifilluan që në orën 5 të mëngjesit.
Qytetarëve iu kërkohet një mjet identifikimi. Me anë të numrit të identifikimit salla operative verifikon në TIMS, lëvizjet e tij jashtë kufirit.
Në rast se vjen nga vendet me risk, policia i merr emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresën si dhe e këshillon të qëndrojë në shtëpi dhe nëse shfaq probleme të telefonojë në numrin 127.
Në rast se kapen sërish nga patrullat, ata do të ndëshkohen në bazë të urdhërit të nxjerre nga ministria.
(d.xh/ Balkanweb)
