Pasi grupi parlamentar i PS-së dorëzoi në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha, me pretendimin se ka përhapur panik për koronavirusin, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka theksoi se çdo denoncim që ka bere Berisha, të nesërmen e kanë konfirmuar vete nëpër konferencat e shtypit përfaqësuesit e qeverisë.

REAGIMI I PALOKËS
E gjeti punen dhe Tao Palla. Te vetmen qe di dhe mund te bej ne fakt. Dërgoi dhe një here ne prokurori Berishën “për shpifje” dhe “përhapje paniku”, sigurisht me sugjerimin e kryepalles…
Cdo denoncim qe ka bere Berisha, te nesërmen e kane konfirmuar vete neper konferencat e shtypit përfaqësuesit e qeverise ( si për rastin e Durrësit apo Rrogozhinës sot) “po hajde te tërheqim vëmendjen nga krimet dhe skandalet ( si maskat e skaduara) duke çuar dhe një here Berishën ne prokurori…”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: