TIRANE- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga ditën e sotme nga uniformat blu të Tiranës. Shtetasi Mir (Dashnor) Kotarja është dënuar nga gjykata e Genovas në Itali për veprën penale “Vjedhje me armë”. 34-vjeçari dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në Itali me shtetasin Bledar Zefi, (i arratisur ditën e djeshme nga mjediset e Komisariatit nr.3) për të njëjtën vepër penale.

Më datë 03.11.2015, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradim drejt shtetit të Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Mir (Dashnor) Kotarja, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Z.Q.K. Interpol Tiranë, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake të Xhenove-s, ka lëshuar urdhrin e arrestit datë 10.07.2015, për veprën penale: “Vjedhje me armë”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: