Demokrati Genti Strazimiri ironizoi me anë të një statusi në Facebook, mesazhin që kryeministri Rama ndau në telefon me shqiptarët.

Duke e krahasuar rastin e Shqipërisë, me Francën, ku vetë Macron ka dalë për të shpallur emergjencën sanitare, Strazimiri thotë se ky I fundit nuk ka thënë asnjë fjalë për larje duarsh, por ka premtuar se kjo emergjencë nuk do të shoqërohet me një tjëtër emergjencë, social-ekonomike sic rrezikon Shqipëria.

STATUSI I PLOTE

“SADO QË TË KUSHTOJË” !

Ka dalë edhe Macron në TV para francezëve sapo ka shpallur emergjencën sanitare, dhe u ka thënë:
– Emergjenca sanitare nuk do të shoqërohet me emergjencë social-ekonomike.
– Do rimbursohen sipërmarrjet shtetërore dhe private.
– Do rimbursohen dhe punonjësit e tyre, madje edhe profesionistët e lirë.
– Do ndihmohen të papunët dhe familjet në nevojë.
– Do paguhet edhe prindi që mban fëmijët në shtëpi ndërkohë që shkollat janë të mbyllura.
SADO QË TË KUSHTOJË!

P. S. Asnjë fjalë për “larje duarsh”, “hapje dritaresh”…
Nuk ka “përqafuar nga larg” askënd!!
KAQ!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb