Në një kohë që emrat më të mëdhenj të futbollit dhe sportit botëror bëjnë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, në Angli situata kritike e krijuar nga Coronavirus duket se nuk po merret seriozisht.

Manchester United vazhdon të mbajë hapur qëndrën stërvitore. Skuadra e Solskjaer stërvitet si zakonisht, pavarësisht se lojtarët i nënshtrohen kontrolleve të rrepta mjekësore. Po ashtu edhe Leeds është nga të paktët klube që vijon përgatitjet si në një situatë normale.

Jo vetëm klube, pasi edhe futbollistë që janë urdhëruar të vetëizolohen nuk binden. Talenti i Chelsea, Mason Mount është fotografuar teksa luante në park bashkë me futbollistin e West Ham, Deckan Rise.
Kujtojmë se Chelsea është në karantinë, pasi Hoddson-Oddoi rezultoi pozitiv me virusin Covid-19.

Sjellja e mesfushorit nuk është pritur mirë nga mediat angleze, teksa klubi londinez ka premtuar penalizime për lojtarin.
(balkanweb)
