Pas vendosjes në fuqi të masave kundër Covid 19, të cilat parashikojnë tashmë dhe ndalimin e lëvizjes së këmbësorve pas orës 18 të mbrëmjes, ka filluar zbatimi i këtij urdhri edhe në qytetin e Vlorës.

Në terren për të informuar qytetarët dhe njëkohësisht për t’i bërë këtyre të fundit thirrje të qëndrojnë në shtëpi pas këtij orari, kanë zbritur edhe efektivët e policisë Rrugore dhe Policisë së Shtetit të udhëhequr nga shefi i qarkullimit rrugor, Rustem Plaka.

Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosur, pasi sot disa prej tyre ja kaluan me një këshillim, por duke filluar nga nesër do të nisë gjobitja e çdo këmbësori, i cili shkel rregullat.

Ndërkohë, ndalohet rreptësisht qarkullimi i këmbësorëve pas orës 18:00, dhe për të gjithë ata që e shkelin do të ketë saksione, duke filluar nga gjobat.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb