Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici pezullimin 3 mujor të pagesës së këstit të kredisë e sheh si një vendim pozitiv dhe si masë ndihmuese. Nje nje lidhje telefonike me News24, Civici tha se kjo eshte nje pakete emergjence, e cila do te pasohet nga nje tjeter pakete ne ndihme te ekonomise ne ditet ne vijim.

“Në kuadër të pasojave ekonomike që kanë filluar të shfaqen apo priten në javët në vazhdëm, edhe ata me system kredie do të ndeshen me probleme. Vendimi I BSH është një vendim pozoitv, po mendohen skenarë edhe më të thelluar, por kjo na varësi të situatës. Ajo që duhet kuptuar me BSH, është një pezullim tre mujor, jo falje. Afati do varet edhe nga mënyra si do evoluojë situata. Emergjenca ekonomike është po kaq e madhe sa ajo shëndetësore, sepse cdo ditë e më tepër pasojat sa vijnë e agravohen, por besoj se do ketë edhe një paketë akoma më të thelluar në ditët në vijim, se sa kjo paketë, e cila është një paketë emergjence. “ tha Civici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb