Presidenti Mattarella fton për bashkim të Vendit në një ‘klimë të vështirë’, ndërsa kryeministri Conte kujton se si italianët , me kurajo dhe vendosmëri, kanë ditur gjithmonë të ngrihen dhe t’ja nisin nga e para’. Sot nga Covid-19 kanë humbur jetën dy nëpunës së postës së Bergamos, ndërsa Kryqi i Kuq italian i përgjigjet apelit të Lombardisë me dhurimin e 40 mjeteve respiratore për terapinë dhe luftën kundër koronavirus.
Në spitalin San Raffaelle të Milanos ka nisur puna për një repart të ri të terapisë intensive dedikuar emergjencës koronavirus. Struktura do të jetë në strukturën e brendshme të impiantit sportiv të Universitetit Vita-Salute San Raffaele. Ndërtimi i këtij pavioni, bërë i mundur falë mbledhjes së fondeve nga Blogerja Chiara Ferragni dhe Fedez, do të jetë në kohë record. Iniciativa ka përfshirë rreth 190 mije njerëz dhe shuma e mbledhur aktualisht është 3.8 milion euro.