Qeveria braziliane shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në Rio de Janeiro dhe në qytetin e Sao Paulo-s, dy zonat kryesore të përqëndrimit të rasteve të infektimit me koronavirus.
Masa të veçanta kufizimi janë vënë për restorantet dhe transportin publik.
Janë mbyllur gjithashtu edhe vendet turistike emblematike si “Buka e Sheqerit” ose Krishti Shëlbyes i Korkovados” në Rio de Janeiro.
Edhe pse Brazili ende nuk ka raportuar viktima, shumë masa kufizuese, me një kohëzgjatje fillestare prej 15 ditësh u botuan sot në ”Fletoren zyrtare”.