Shqipëria ka humbur 4 vende në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 36-të. Ulja në renditje vjen pas humbjes me Serbinë, pavarësisht fitoren me Armendinë dhe kualifikimit historit në Europian.
Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 36 më 723 pikë në klasifikimin e muajit nëntor në renditjen e FIFA-s. Belgjika ngjitet në krye më 1440 pikë, e ndjekur pas nga Gjermania, ndërsa Argjentina në të tretin më 1383 pikë. Portugalia e Ronaldos mban vendin e katërt, e ndjekur nga Kili, ky i fundit ka fituar 4 pozicione. Ndërkohë Spanja pozicionohet në të 6in, ku pas lë Kolumbinë, Brazilin dhe Anglinë. Italianët e Kontes janë ngjitur në vendin e 13të, ndryshe nga Holanda e cila ka zbritur në të 16-in.
Klasifikimi i FIFA-s i 10 vendeve të para
1. Belgjika (+2)
2. Gjermania
3. Argjentina (-2)
4. Portugalia
5. Kili (+4)
6. Spanja
7. Kolumbia (-2)
8. Brazili (-1)
9. Anglia (+1)
10. Austria (+1)
(m.k/BalkanWeb)
