MAQEDONI E VERIUT

Numri i të prekurve nga koronavirusi vijon rritjen edhe në Maqedoninë e Veriut. 7 raste të reja janë shënuar ditën e djeshme teksa numri ka shkuar në 42.

Ministri i Shëndetësosë Venko Filipçe ka bërë me dije se 3 raste të reja janë regjistruar në Dibër dhe 4 në Shkup. Po ashtu ai ka theksuar se gjendja e të gjithë pacientëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme teksa vetëm dy kanë pneumoni të moderuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb