TIRANE- Dy femra krejtësisht nudo janë filmuar mbrëmjen e sotme nga dy turistë shqiptarë, në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.
Në këtë video të siguruar nga BalkanWeb, dy femrat nudo filmohen në momentin e shoqërimit nga policia. Teksa ato kundërshtojnë, qytetarë të shumtë janë mbledhur rreth tyre dhe bëjnë sehir.
Nuk dimë arsyen e zhveshjes së tyre në mes të rrugës, por ajo që dihet është se ishin të shumtë kureshtarët që regjistruan këto momente, ashtu si edhe dy turistët shqiptarë.
(ma.ar/BalkanWeb)