Shpenzoi 120 mln euro për të blerë kartonin, ndërsa për transferimin e tij iu desh të përballej në një betejë ligjore si dhe me kundërshtimin e një pjese të skuadrës. Por, Antoine Griezmann nuk i ka shpërblyer pritshmëritë e Barcelonës duke afruart “divorcin” shumë më shpejt nga sa mund të parashikohej. Sipas të përditëshmes katalunjase “Sport”, klubi “blaugrana” ka vendosuir të nxjerrë në shitje sulmuesin francez.

074217338 8d2ab9bb C3e4 45b7 81dc Ebb11bf1b6a8
074217338 8d2ab9bb C3e4 45b7 81dc Ebb11bf1b6a8

Madje, duke qëndruar në atë që raporton gazeta që në faqen e parë të numrit të së dielës, Barcelona ka vendosur edhe shifrën që kërkon nga të interesuarit. Kështu, Griezmann mund të largohet nga “Camp Nou” për 100 mln euro, 20 mln më pak nga sa u ble në fillim të sezonit. Skuadra si Paris SG dhe Manchester United kanë shprehur më parë interes për shërbimet e kampionit të botës.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: