STAMBOLL- Policia turke raportohet se ka arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me grupin militantë të Shtetit Islamik, brenda dhe përreth qytetit të Antalias. Raportimet nga Turqia thonë se arrestimet janë bërë vetëm pak ditë përpara samitit të G20-ës që do të mbahet në këtë vend ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Obama. Dy nga të arrestuarit janë shtetas rusë. Turqia, e cila është bërë një kanal i madh për militantët që kalojnë në Sirinë fqinje, ka arrestuar dhjetëra të dyshuar javët e fundit. Ankaraja fajëson militantët e Shtetit Islamik për sulmet në kryeqytet, muajin e kaluar, në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 veta.
(m.k/News24/BalkanWeb)
