Një sipërfaqe pyjore u përfshi sot nga flakët në zonën e Linzës në malin e Dajtit. Në pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanËeb”, shihen teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin të përhapshin për shkak të erës në këtë zonë.
Gjithashtu për shuarjen e flakëve u desh edhe ndërhyrja nga ajri, ku u pa se morën pjesë edhe helikopterë të FA. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve në këtë zonë.
