AUSTRALI – Pamje spektakolare por edhe të frikshme në të njëjtën kohë. Këtë të premte banorët e Sidnej janë përballur me një stuhi sa të frikshme aq dhe të mrekullueshme.
Foto dhe videot janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale nga vetë banorët. Nga deti ishte duke ardhur një stuhi me erëra të forta me shi, por pamja e shfaqur ngjante me një apokalips, ku retë e ngarkuara të qiellit dukeshin si valë të detit të ngritura në lartësi të mëdha dhe të krijohej ideja e fundit të botës.
Ditët e fundit e gjithë zona por dhe përreth është përfshirë nga moti i keq me shira dhe stuhi duke shkaktuar shpesh herë dhe përmbytje.
(er.cu/BalkanWeb)
