Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj, është fotografuar ditën e djeshme duke hyrë te Spitali Infektiv, ku po marrin mjekim personat e prekur me koronavirus, prej ku rezulton të jetë infektuar edhe vetë me COVID-19.

Në fotot e LSA, shihet drejtori Brataj teksa futet tek Infektivi, ndërsa mban vetëm një maskë në fytyrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, tek Infektivi po trajnohen 57 persona të infektuar, ndërsa brenda këtij spitali duhet të futet vetëm presoneli mjekësor me veshjet përkatëse.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb