Në një kohë që Coronavirus ka vendosur në vështirësi financiare miliona njerëz, mijëra biznese dhe kompani, kësaj krize nuk mund t’i shpëtonin as klubet e futbollit, madje edhe ata më të pasurit. Prej ditësh flitet për reduktimin e pagesave të futbollistëve, ndërsa në pritje të një vendimi që do të merret shpejt, te Bayern Munich kanë vepruar menjëherë.

2797132 57726657 1600 900
2797132 57726657 1600 900

Lojtarët e skuadrës bavareze dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin dorë nga 20% e pagës së tyre si shenjë e solidaritetit me të punësuarit e tjerë të klubit, në mënyrë që të mos penalizohen shumë në të ardhurat e tyre në këtë moment të vështirë të krijuar nga Coronavirus.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb