ATHINË- Kriza e migrantëve pritet të jetë në krye të axhendës së Aleksis Tsipras, i cili do të vizitojë këtë muaj Turqinë, për herë të parë si kryeministër i Greqisë.

“Ai do të takohet me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministrin, Ahmet Davutoglu, më 17 nëntor në Ankara”, raportoi sot media greke.

Shumë nga migrantët përdorin Turqinë si vend tranzit për të arritur Bashkimin Evropian, duke lundruar me varka për në Greqi.

Tsipras ka kërkuar vazhdimisht javët e mëparshme që pikat e të grumbullimit që Bashkimi Evropian do të ngrejë për të regjistruar azilkërkuesit duhet të hapen jo vetëm në ishujt e Greqisë, por edhe në Turqi.

”Në këtë mënyrë migrantët që duan të marrin të drejtën për azil në BE mund të udhëtojnë të sigurt drejt Evropës qa qenë e nevojshme që të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme me varkë përmes Egjeut për në ishujt grekë”, theksoi Tsipras. (m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: