Ministria e Financave duket se po shqyrton mundësinë e dhënies me koncension një firme private për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ose siç të gjithë e njohim (TVSH).

Një kompani private i ka dërguar shkresë Ministrisë së Financave propozimin për vjeljen e TVSH-së, mesa duket kjo e fundit po shqyrton këtë propozim përmes një grupi pune të ngritur. Mirëpo zyra e shtypit të Ministrisë së Financave ka mohuar që të kishte dijeni për këtë çështje, duke moskonfirmuar lajmin e shpërndarë në media.

Ministri Cani fillimisht e ka refuzuar një ofertë të tillë, që një kompani private të merrte me koncension mbledhjen e TVSH-së. Refuzimi ka qenë i mbështetur në atë pikë se sipas ligjit shqiptar kjo gjë bie ndesh me sistemin aktual të taksave.

Mbetet të pritet se çdo të ndodh më tej, nëse TVSH-në do ia paguajmë drejtpërdrejt shtetit apo nëse kjo pagesë do të kalojë përmes një firme private, e cila do marrë të drejtën ta ketë këtë shërbim ndaj shtetit.

(g.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb