Gjysma e popullsisë së botës i është nënshtruar masave të izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kështu rezulton nga llogaritja e AFP-së.

Janë në fakt, mbi 3.9 miliardë njerëz të detyruar ose të ftuar nga qeveritë e tyre të qëndrojnë në shtëpi për të përmbajtur përhapjen e Covid-19. Këto masa (izolimi i detyrueshëm ose i rekomanduar, shtetrrethimi, karantina) përfshijnë mbi 90 vende dhe territore.

Sipas llogaritjes së agjencisë France Presse, për më tepër, rastet e koronavirusit të konfirmuar në Evropë janë më shumë se gjysmë milioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb