Të gjithë në Milano. Në pritje të një date të për rinisjen e stërvitjes, Interi ka vendosur të thërrasë në Itali të gjithë lojtarët e tij të huaj. Shtatë zikaltër që u rikthyen në vendet e tyre për të qënduar me familjet në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit për shkak të emergjencës së koronavirusit, duhet të kthehen këtë javë. Bëhet fjalë për Lukakun, Brosoviç, Handanoviç, Eriksen, Jang, Moses dhe Godin.

I pari që ka kthyer përgjgje pozitive ka qenë Brozoviç. Ai kishte udhëtuar në Zagreb te familjarët e tij, të cilët u tronditën nga tërmeti i fortë që goditi kryeqytetin kroat. Pas tij Handanoviç dhe të tjerët. I fundit që do të mbërrijë do tëjetë Godin nga Uruguaji. Me rikthimin në Milano, të shtatë do të qëndrojnë dy javë në karantinë në shtëpi përpara se të rinisin stërvitjet. Martinez, nga ana tjetër, nuk preferoi të lëvizte dhe ka qëndruar në Milano që prej fillimit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb