VLORE- Situata me ndërtimet pa kriter dhe menaxhimin e Bashkisë së Vlorës, ka krijuar përplasje mes ish-kreut të kësaj bashkie Shpëtim Gjika, dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj. Pas akuzave të këtij të fundit për mënyrën e administrimit të Bashkisë së Vlorës, Gjika ka bërë disa komente të cilat duket se kanë revoltuar më shumë Danajn.
“O Zot cfare metamorfoze!! Fajet e mia, nuk jane ato qe, per te bere karriere dikush. mi etiketon me shumice dhe pa te drejte!
Faji im eshte si lejova disa vemje te peshtira te benin shtratin e tyre ne strukturat e keshillit bashkiak dhe strukturat e PS-se!Faji im eshte si lejova qe keto vemje te celnin helmin dhe ligesine e tyre pikerisht mes nesh! Helm dhe ligesi per njerezit e vertete kontribues te PS-se ne kohra te veshtira!
Helm dhe ligesi te cilat sot, per ata qe i posedojne, jane kthyer ne te vetmet “virtyte” per te patur ne brez jo lugen, por garuzhden, me te cilen po zbrazin babezisht gjellen e mire te gatuar nga te tjere njerez! Harram o harramsezer! Ps:Nje reagim per nje shkrim te botuar dje te gazeta pikerisht nga njeri prej ketyre harramsezeve!”, shprehej Gjika në reagimin e tij.
E pas kësaj, reagimi i Danajt ka qenë edhe më i fortë.
“Mallkimi i “ish-it” ne diten e Halloëeen-it. Me vjen keq me delirancen dhe keqkuptimin e madh te atyre qe mendojne se dielli lind per shkak te tyre, se nga ata varet cdo gje ne kete bote, se ata kane ne dore te ardhmen e karierat tona dhe ndoshta mund te arrijne deri aty sa te mendojne qe edhe jetet tona varen nga ata. Te perkrahesh njerezit e mire nuk do te thote te blesh heshtjen e tyre, dhe mirenjohje nuk do te thote te besh servilin, te heshtesh e te mohosh realitetin.
E di qe ka patur shume te tille rreth teje gjithe keto vite, saqe te kane bere te humbesh arsyen, te mos njohesh realitetin e te mendosh madje se gjithcka qe leviz ne kete qytet, te duket se ndodh fale teje.
Nese do te flitet ndonjehere per mirenjohje, ajo shprehet tek mbeshtetja qe qytetaret e Vlores.te kane dhene ty ne rreth 12 vjet dhe.. nese do te flitet ndonjehere per mosmirenjohje eshte ajo qe ti i ktheve ne kembim ketij qyteti e qytetareve te tij keto vite.. dhe vazhdon te fajesosh ata per gjithe problemet e tua.
Ne jetojme ne nje qytet ku ka nevoje per kontributet e te gjitheve, per punen, sakrificat, perkushtimin dhe energjite e tyre, dhe pa dyshim ne gjithe kete vorbull kontributesh dhe energjie nuk do te mungoje as debati, si pjese e procesit te nevojshem te zhvillimit. Por ky debat nuk mund te zhvillohet pertej mendimeve, ideve, projekteve e vizionit te gjithesecilit dhe nuk mund te zhvillohet kurresesi duke perbaltur, helmuar apo kafshuar shokun, mikun, kolegun, partnerin, bashkepuntorin apo bashkeqytetarin tend.
E megjithate ky qytet ka thellesisht nevoje per kontribute, vlera dhe modele suksesi ne shume sektore brenda dhe jashte politikes, sic kane bere e bejne sot shume personalitete te tjere, para dhe pas … dhe ky eshte nje shans i madh qe i jepet cdo njerit nga ne pas cdo cikli apo angazhimi.
Eshte e vertete qe dhe une te mbeshteta ne mandatin e trete dhe pse kjo erdhi me kerkese nga ty, por edhe per faktin se besoja qe ky do te ishte nje mandat i nje shprese te madhe, “i treti, i verteti” – thote populli, por qe fatkeqesisht u venit si dy te paret.
Ne mardheniet tona kemi dhene e shkembyer miqesi e shoqeri qe jane shtrire deri tek familjet e femijet tane dhe qe une i ruaj si kujtime te mira dhe asnjehere nuk kam per t’i njollosur e helmuar me shprehje si te tuat deri ne sulme personale, por kjo gje nuk do te me pengoje te debatoj perhere kendveshtrime e vizione qe ndikojne ne jetet tona dhe te atyre qe une përfaqësoj”, shkruante Danaj.
(el.sp/BalkanWeb)
