Sebastian Abreu mori në vitin 2018 rekordin “Guinness” duke qenë lojtari që ka luajtur në më shumë skuadra profesioniste në karrierë: në atë vit ishin 26 skuadra, sot janë 29 të tilla. Por ka nga ata që e kërkojnë për vete ky rekord dhe ai është Karlos Frontini, argjentinasi 39 vjeçar që pretendon se ka luajtur në 34 skuadra të ndryshme. Një karrierë e nisur në Brazil në vitin 2001 te Mogi Mirim dhe më pas ka vijuar thuajse gjithë kohës në atë vend me ndonjë përjashtim të rrallë si Vorskla në Ukrainë apo Pohag Stillërs në Korenë e Jugut.

Eksperienca më e rëndësishme për të ka qenë ajo në skuadrën e Santosit, ku ka luajtur 38 takime. Sot Frontini luan për Trezen dhe në mikrofonët e “Tyc Sport” pretendon rekordin: “Do të ishte e rëndësishme për mua, por askush nuk më ka propozuar asgjë. Mbase ngaqe Abreu është më i njohur dhe ka patur një impakt më të madh”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb