Organizatorët e US Open po mendojnë që edicionin e këtij viti ta zhvillojnë me dyer të mbyllura. “Slam”-i amerikan në çimenton e “Flushing Meadoës” është në program nga 31 gushti në 13 shtator me kualifikimet që do të nisin më 24 gusht.
Ndryshe nga Uimbëlldoni, “US Open” nuk është i siguruar dhe anulimi do t’i kushtonte Federatës Amerikane të Tenisit 400 milionë dollarë. Pikërisht për këtë arsye, “Daily Telegraph” raporton se po bëhet gjithçka që të mos spostohet data, duke preferuar zhvillimin e turneut me dyer të mbyllura.
Ky lajm përgënjeshtron një tjetër, atë të zhvillimit të turneut në fund të sezonit në Indian Uells mes nëntorit dhe dhjetorit, muaj në të cilët në Nju Jork mbizotërojnë temperaturat e ulëta. Gjithnjë sipas “Telegraph”, edhe zotëruesi i të drejtave tv të turneut, ESPN, nuk kërkon të zhvendosë datat sepse do të ndikonte në sezonin e NFL-së, sporti profesionist më popullor në SHBA.
(Balkanweb)
