Nga: ZONJA KATERINA
4 vezë të ziera
2-3 domate
1-2 speca të kuq
150 gr djath kaçkavall / të bardhë
2 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Majdanoz, borzilok, nenexhik
Fillimisht vendosim vezët të ziejnë. Më pas i qërojmë dhe i presim në mes për së gjati.
Në një tigan hedhim vajin dhe gjalpin dhe sapo të ngrohet shtojmë specat e kuq të grirë hollë. I kaurdisim specat për pak minuta. I spërkasim me pak kripë dhe më pas shtojmë domatet të prera në feta të holla. I spërkasim domatet me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E mbulojmë tiganin me kapak për 2-3 minuta dhe në fund shtojmë djathin e grirë dhe vezët e zjera spërkatur me kripë, piper te zi dhe piper të kuq. E vendosim përsëri kapakun dhe e lemë gatimin dhe për 2-3 minuta dhe e kemi gati për ta servirur spërkatur me majdanoz, nenexhik apo borzilok të freskët.
