Një 59-vjeçar me koronavirus ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës.
Ai ishte shtruar në këtë spital pesë ditë më parë me hemoragji cerebrale, ku ndodhej në reanimacion.
Ndërkohë, ditën e sotme 59-vjeçari ishte identifikuar si i prekur nga koronavirusi.
Siç raportoi gazetari Senad Nikshiqi, në një lidhje telefonike në News24, simptomat e koronavirusit 59-vjeçari i ka shfaqur më vonë, pasi ka shkuar në spital me homoragji cerebrale. Pasi ka shfaqur shenjat i është bërë testi, prej ku ka rezultuar pozitiv.
(BalkanWeb)
