KOLUMBI – Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në aeroportin e Bogotas në Kolumbi. Mësohet se një vajzë nga Hondurasi është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga siguria e aeroportit është vërejtur se në gjoksin e saj dyshohej se kishte lëndë narkotike, e cila rezultoi të ishte kokainë.
22-vjeçarja kishte vendosur një impiant në gjoksin e saj, ndërsa rezultoi se brenda tyre kishte plotë 3 kg kokainë.
Sipas burimeve policore, e reja ishte duke udhëtuar nga Bogota drejt Spanjës, në momentin kur u ndalua nga siguria pasi ajo fshihte në trup diçka të dyshimtë.
Sakaq, pas kryerjes së analizave rezultoi se vajza fshihte në gjoks një substancë të lëngshme, e llojit kokainë, e cila ishte gatshme të përpunohej. Tashmë ndaj 22-vjeçares, emri i të cilës nuk bëhet i ditur rëndon akuza për veprën penale “Kontrabandë drogë”.
(ed.me/BalkanWeb)
