Facebook ka tani rreth 1 miliard përdorues aktivë në ditë, dhe dje iu shtua një person shumë i rëndësishëm. Barack Obama, babai, bashkëshorti, dhe presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i është bashkuar rrjetit social më të madh në botë. Nuk është një faqe promovuese, ose një faqe që menaxhohet nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, është një vend ku Obama mund të komunikojë direkt me njerëzit.
Nuk është hera e parë që Obama i bashkohet rrjeteve social: ai iu bashkua Twitter-it në muajin maj. Fotoja e profilit është e njëjtë tek të dyja platformat, ndërsa tek fotoja e kopertinës ka dalë në një anije, ku duket mendueshëm dhe i sigurt.
(d.d/BalkanWeb)
