Mjekët në mbarë botën po përballem me një situatë të tmerrshme të përhapjes massive të koronavirusit. Edhe në Shqipëri, mjekët janë në vijën e parë të betejës në luftën kundër COVID-19.

Disa prej tyre qëndrojnë në spitale për t’u shërbyer pacientëve të infektuar, ndërsa të tjerë shkojnë në shtëpitë e të dyshuarve të prekur për t’iu bërë testin.

“BalkanWeb” sjell më poshtë video dhe foto të bëra nga LSA, që tregojnë një ditë pune të mjekëve infeksionistë, që shkojnë për të marrë tamponët e të dyshuarve me COVID-19 në kryeqytet.

Doktori Rexhep Muja, shoqëruar nga dy laborantet Ira Tahulla dhe Manjola Zaka, tregojnë rrugëtimin e tyre, sa të vështirë, aq edhe të guximshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata e nisin punën në spital, me veshjen dhe mjetet mbrojtëse kundër virusit vdekjeprurës, për të vijuar me përgatitjen e testeve, dhe më pas nisin rrugën drejt qytetarëve, që kanë shfaqur shenja të virusit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb