Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj rreth orës 19.00 të së mërkurës. Vdekja e saj është zbuluar, pasi i biri i kërkoi ndihmë policisë lokale, teksa prej dy ditësh ajo nuk i përgjigjej më në telefon.

Futja brenda apartamentit ku jetonte e vetmuar gruaja e moshuar është mundësuar nga PMNZSH, të cilët kanë arritur fillimisht të futen nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia, që kanë konstatuar se e moshuara që jetonte e vetmuar ishte pa sheja jete.

Trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb