Thae Yong-ho është koreano veriori i parë që fiton një mandat parlamentar për deputet në Korenë e Jugut.

Prej 2016 ai është zyrtarisht armik i shpallur i regjimit të Kim Jong- Un pasi si ambasadori i tij në Mbretërinë e Bashkuar dezertoi së bashku me familjen e vet.

Ai kandidoi në Gangham zonën e Seoulit dhe fitoi me 58.2% të votave teksa Koreja e Jugut mbajti zgjedhje parlamentare me një pjesëmarrje të lartë 66% pavarësisht koronavirusit.

Po ashtu ai kishte dhe një mesazh për elitën politike dhe regjimin e Koresë së Veriut.

”Shpresoj që kjo fitore të çojë një mesazh në elitën e Koresë së Veriut se çfarë ndodh nëse i kthejnë kurrizin regjimit. Dua t’u them se ka një rrugë tjetër për të ardhmen. ”- tha Yonh- Ho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb