Edmond Stojku, Kryetari i Grupit Demokrat deklaroi në Kuvend se ata do jenë opozita që i ka munguar kësaj salle. Ai tha gjithashtu se grupi që ai përfaqëson do mbështesë nismat në të mirë të qytetarëve.

“Keqardhje për opozitën jo parlamentare, janë bërë me virusin dhe jo me shqiptarët, kanë bërë tentative për t’ju shmangur masave. Shteti pa policinë dhe ushtrinë por edhe pa ndërgjegjen e popullit nuk do kishte pasur kurrë këtë rezultat, dua një duartrokitje për ta, t’ju kërkojmë të falur se i kemi etiketuar ndër vite si popull i pandërgjegjshëm”.

Stojku shtoi: “Ne jemi një grup i bashkuar që punojmë për të ardhmen, nuk do ju godasim me bojë të zezë as me këpucë zonjash, as ju godasim fizikisht, por të përgatiten se do jemi si asnjë opozitë që hasur më pare. Do votojmë nismat që janë dukshëm në mbështetje të qytetarëve, ne bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: