Anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali shisnin afër gjysmë kilogramë lëndë narkotike në një muaj. Në këtë përfundim kanë arrittur oficerët e policisë në Pordedone, të cilët kanë shkatërruar një rrjet tregtie droge mes shqiptarëve dhe italianëve, në Venezia.
Hetimi për grupina ka zgjatur dy vjet dhe ka përfunduar sot me dhënien e 13 masave të sigurisë. Pavarësisht faktit se jemi në kohë pandemie të koronavirusit, 50 policë janë angazhuar në këtë operacion antidrogë.
Nga 13 të arrestuarit, 2 vetëm janë lënë në burg, për 6 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, kurse për të tjerët është dhënë “detyrim paraqitje” derisa të mbarojnë totalisht hetimet. Urdhërat janë lëshuar nga gjykatësit lokalë.
Hetimet e zhvilluara në dy vjet dhe kush janë shqiptarët e përfshirë në trafik kokaine
Nga hetimiet, është arritur të zbulohet dokumentimi i plotë i aktivitetit kriminal të secilit person të përfshirë në në veprimtarinë e paligjshme, përmes një vëzhgimi të detajuar. E gjitha kjo coi në arrestimin e 6 personave dhe dhe 10 të tjerë janë në gjendje të lirë. Policia kapi rreth gjysmë kg drogë, kryesisht kokainë.
Në fakt, një tjetër hetim ka lejuar që të cmontohet thuajse totalisht rrjeti i trafikut të drogës. Grupi kishte një hieararki të qartë, me persona që drejtonin dhe ata që kryenin korrierët, në zonat mes Venecias dhe Pordenones.
Një nga shqiptarët që përmendet në hetime është Aleksandër Zhava, i cili me shoqërimin e të dashurës së tij, Lisa Zille dhe Davide Zuccalà, shtetas italianë, iu kushtua shitjes me pakicë të drogave në zonën Pordenone, me një vëllim rreth gjysmë kilogram në muaj.
Zhava mori drogën nga bashkatdhetarët Jashar Tusha, Kristjan Doda dhe Tonin Ndoci, si furnitorë të nivelit të parë, dhe më vonë, si furnizues të nivelit të dytë, nga shqiptarët Sulejman Tivari dhe Ali Tivari, që garantonin drogën që duhej. Aktiviteti në Pordenone, u realizua edhe nga shqiptari Ivan Bolgan dhe nga italianët Claudio Marrocco, Stefano Ferro dhe Andrea Poletto, shtrihej edhe në krahinën e Venecias dhe, veçanërisht, në zonën e Portogruarese. Operacioni cilësohet disi i vecantë, sepse u zhvillua në kushtet e Covid-19.
(d.xh/ Balkanweb)
